“Zhizel” vjen në Teatrin e Operas/ Odeta Dishnica dhe Ervis Koçeku dy solistët e baletit të njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zhizel” vjen në Teatrin e Operas/ Odeta Dishnica dhe Ervis Koçeku dy solistët e baletit të njohur

Odeta Dishnica dhe Ervis Koçeku janë dy prej solistëve të baletit “Zhizel”, i cili është ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ata sjellin historinë pamundur të dashurisë mes dy të rinjve, përmes kërcimit që shndërrohet në një dialog dashurie.

 

Vepra me dy akte, me një mesazh të fortë, përmbledh elementët klasikë të  legjendës së lashtë gjermane dhe për herë të parë në skenën shqiptare është vënë në vitin 1988.

 

Advertisement

ODETA DISHNICA

SOLISTE E TKOB

 

“Zhizel” është një balet që hyn në repertorin botëror. Unë e shijoj jashtë mase edhe pse e kam kërcyer disa herë të tjera do thoja që sa herë e vë në skenë ka veçantin e saj, ka një dramë shumë të fuqishme dhe momentin kulminant e adhuroj. Duke menduar që është një balet romantik është dhe një përrallë do të thoja që të fut shumë thellë në të gjitha komponentët që përmban baleti. Por duke qenë se i përket një përralle jo çdo gjë është realitet.”

Advertisement

 

Edhe pse shfaqja ka një produksion tërësisht të ri në skenografi, kostume apo strukturë skenike, ajo u realizua mbi të njëjtën ide koreografike. Për Ervis Koçekun këto janë debutimet e para si solist, ndaj dhe vështirësitë janë të mëdha.

 

ERVIS KOÇEKU

Advertisement

SOLIST I TKOB

 

“Është diçka shumë e vështirë duke qenë se duhet të ndjekësh muzikën dhe ta shprehësh nga ana interpretative, me gjeste, duar por dhe mimikën e fytyrës. Por duhet të kesh parasysh edhe teknikën e baletit klasik që është shumë strikte dhe goxha e vështirë. Janë të gjitha emocionet që duhen mbajtur por dhe mesazhi që duhet të përcjellësh te publiku.”

 

Advertisement

Baleti “Zhizel” do të vijoje të shfaqet në Teatrin e Operës dhe Baletit për të gjithë artdashësit deri në datë 16 mars.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy