
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim infermiere dhe sanitare te spitalit Covid-2.
Tire Alldervishi sanitare qe u hoq si infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi” akuzohet për “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre”.
Ajo u prangos pas denoncimit të vajzes së një ish-pacienteje që ndërroi jetë në këtë spital.
Vajza akuzoi sanitaren se I kishte paguar, para në mënyrë që mamasë së saj të bëhej sherbimi I duhur në repartin Covid të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Advertisement
Pas këtij denoncimi Ministria e Shëndetësisë shkarkoi sanitaren Tire Alldervishi e cila më tej u arrestua.