
Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë peshku në Lezhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Advertisement
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.
E gjitha zona është përfshirë nga tymi, ndërkohë për shkak të frikës është devijuar dhe trafiku për në Tiranë, ku qarkullimi do të bëhet nga rruga e vjetër.
Advertisement