
Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë te Arkives se Shtetit.
Deri tani nga informacionet e para mesohet se ka vetëm dëme materiale.
Sipas policise, në vendngjarje shkuan sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.