
Shkolla 9- vjeçare “ 5 shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët, duke djegur disa banka dhe depon e librave.
Advertisement
Zjarri është evidentuar nga banorët e zonës dhe kanë qënë zjarrëfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.
Fatmiresisht nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës, por vetëm dëme materiale.
Advertisement
Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Advertisement