
Zjarr në një banesë në lagjen Partizani në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune.
Si shkak i flakëve është djegur thuajse tërësisht banesa me të gjitha orenditë brenda saj . Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë problem me banorët . Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike.
Advertisement
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëhërë 2 mjete zjarrfikës dhe 8 efektivë të cilët mundën të lokalizojnë zjarrin e të vënë në kontroll flakët.Policia po heton ngjarjen.