A është koronavirusi i dobët?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e koronavirusit e ka bllokuar botën në 2020-tën, me 22 milionë njerëz rreth botës të testuar pozitiv me COVID-19 që nga fillimi i saj në Kinë, transmeton lajmi.net.

Frika për një valë të dytë ka kapluar disa vende si Spanjën dhe Francën. Gjithashtu ka shqetësime që virusi mund të jetë shtuar gjatë muajve, potencialisht duke u bërë më infektues dhe më vdekjeprurës.

A është koronavirusi duke u dobësuar?

Ka mendime që Covid-19 do të jetë më i dobët gjatë kohës, potencialisht duke u bërë më pak i rrezikshëm. Kishte disa mendime nga disa mjek në Itali që kanë thënë se virusi do të dobësohet gjatë kohës dhe do të vdes vetë, pra nuk do të kemi nevojë për një vaksinë.

Advertisement

Pofesor Matteo Bassetti tha se “ishte një tigër agresivë gjatë marsit dhe prilli, por tani është një mace e egër”.

Një mjek tjetër Italian, Dr Alberto Zangrill tha se virusi është bërë “më pak vdekjeprurës dhe nuk do të ekzistojë më klinikisht” në Itali.

Sidoqoftë, shumë shkencëtarë kanë hedhur poshtë teorinë e këtyre mjekëve duke thënë që nuk ka asnjë vërtetim që virusi është më i dobët dhe më pak vdekjeprurës e aq më pak që virusi do të vdes pa vaksinë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy