
Vaksinimet kundër koronavirusit duhet të jenë të përsëritura për shkak të mutacioneve që virusi pëson. Kështu ka deklaruar kryetarja e programit britanik të monitorimit gjenetik të Covid-19.
Vitusi është përgjegjës për vdekjen e 2.65 milion njerëzve në të gjithë botën që nga fundi i vitit 2019 kur u shfaq për herë të parë dhe muton çdo dy javë apo më shumë, më ngadalë sesa virusi i gripit ose HIV, por mjaftueshëm për të kërkuar disa modifikime në vaksinat.
Sharon Pickock, shefja e COVID-19 Genomics UK (COG-UK), që ka hartuar gjenomet e gjysmës së varianteve të koronavirusëve në botë, tha se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte i nevojshëm në këtë betejë macesh dhe miu kundër virusit.
“Ne duhet ta kuptojmë se gjithmonë do të kemi vaksina të përsëritura, imuniteti i koronavirusit nuk zgjat përgjithmonë, ” i tha Peacock Reuters.
Ajo tha se dozat e rregullta të vaksinës do të ishin të nevojshme për të trajtuar mutacione të ardhshme të koronavirusit, siç është rasti me vaksinat e gripit, por theksoi se shpejtësia në inovacionin e vaksinave nënkuptonte që ato të rriteshin dhe të bëheshin të disponueshme shpejt.