Duke qenë se seleni është një gjurmë minerali, trupi ka nevojë për sasi të vogla të tij, shkruan “Living”.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që rëndësia e selenit duhet të anashkalohet pasi mungesa e tij shoqërohet me disa probleme shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Përveçse është një element ushqimor që nevojitet për një shëndet të mirë, seleni është gjithashtu edhe antioksidant.

Kjo do të thotë që minerali në fjalë është thelbësor për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu neutralizon toksinat e mbetura në trup. Ekspertët thonë që seleni është i rëndësishëm për sintezën e glutathione, një element i quajtur ‘master antioxidant’.

Ja disa shenja dhe simptoma që mund të indikojnë se nuk po merrni mjaftueshëm selen:

-Lodhje që nuk kalon

-Pamundësi për t’u përqëndruar ose menduar kthjellët

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Gjendje jo e mirë shpirtërore

-Vështirësi për të humbur kilogramët e padëshiruar

-Vonesa dhe cikël menstrual i çrregullt

-Probleme me riprodhimin si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Infeksione të shpeshta

-Diskolorim i thonjve

-Rënie e qimeve në skalp dhe kudo tjetër

Parandalojini këto simptoma duke ndjekur një regjim ushqimor që të përfshijë sasi të larta të selenit. Disa prej tyre janë: bifteku, mëlçia e gjelit të detit, mishi i pulës, vezët, toni, sardelet, arrat dhe farat. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";