Pak ditë më parë, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Ata postuan në rrjetet sociale fotot e para dhe i bënë dedikime shumë të ëmbla e të veçanta të voglës së tyre.

Moderatorja e njohur e përshkruante këtë si ndjenjën më të bukur në botë. “Nuk më pushojne akoma lotët e lumturisë!”, shkruante Jonida e cila tregoi se e kishte sjellë në jetë vajzën me lindje natyrale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa së fundmi, Besniku ka zbuluar se kanë nisur shëtitjet me vogëlushen e tyre. Ai ka publikuar një foto me vajzën e tyre nga automjeti, ku e quante këtë moment të lavdishëm.

Në imazhin bardhezi shohim Besnikun në timon dhe Jonidën me vajzën e sapoardhur në jetë në sediljen e pasagjerëve me gjithë karrocën, gati për të shijuar fundjavën.