Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Vikena Kamenica ka rrëfyer disa sekrete nga jeta e saj në Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ajo ka thënë se gjatë kohës që ka qenë studente i ndodhte edhe që të shkonte e papërgatitur, por kjo gjë binte në sy të pedagogëve.

Vikena tregoi se ajo ka qenë një tip inteligjent që i kapte gjërat shumë shpejt, por i ndodhte që edhe të shkonte e papërgatitur, dhe pavarësisht hileve të vogla, nuk mund t’ia hidhte pedagoges së saj, e cila ndonjëherë edhe e “gjuante”.

Pjesë nga biseda:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranvera Borakaj: Kaloje shumë kohë duke studiuar?

Vikena Kamenica: Nuk është se kaloja shumë kohë, sepse ja kuptova vetes shumë shpejt që i kapja gjërat.  E kam jetuar adoleshencën, rininë. E dija kur do të studioja. Madje ka qenë Ilirjana Dema, kur shkoja ndonjëherë pa përgatitur, kur vinte ora e mësimit ku ta kapte, thoshte e di që ti nuk ke studiuar fare. Unë e bëja saktë, por e ulja ritmin. Ulja ritmin që në fillim, ajo e kuptonte që unë atë nuk e kisha parë. Kjo ishte një nga gjërat që më ka shoqëruar.

Pranvera Borakaj: Shpirti rebel?

Vikena Kamenica: Shpirti rebel po, se unë bëja dhe opera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";