“E do më shumë se unë artin”, Vikena Kamenica për vëllain: Isha mbijetuese, gjithë vëmendja tek ai

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E do më shumë se unë artin”, Vikena Kamenica për vëllain: Isha mbijetuese, gjithë vëmendja tek ai

Këngëtarja Vikena Kamenica, ka sjellë në studioj e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kujtime nga fëmijëria.

Ajo theksoi se ka qenë fëmija i dytë në familje, dhe se e gjithë vëmendja në shtëpi ishte tek vëllai i saj Albani.

Sipas saj i vëllai edhe pse nuk është një natyrë xheloze, bënte gjithçka për të marrë vëmendjen e prindërve, ndërsa asaj i duhej thjeshtë të mbijetonte (Qesh).

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Vikena Kamenica: Si fëmija i dytë, surviver, duke qenë se gjithë vëmendjen e kishte vëllai im, unë isha ajo që duhet të mbijetoja, duhet të tregoja që jam edhe unë këtu. Kjo është një foto të vegjël.

Pranvera Borakaj: Ishte vëllai xheloz?

Vikena Kamenica: Jo absolutisht. Xhelozinë Albani nuk e ka as si natyrë, atë vëmendjen e do. Por xhelozinë nuk e ka patur asnjëherë. Ai bënte shumë gjëra për të patur vëmendjen e atyre të shtëpisë. Prindërit e mi edhe sot e kësaj dite e kanë vëmendjen te Albani. Ai e do artin shumë, më shumë se unë nganjëherë. Mund të them se unë e kam patur ezaurimin më të fortë, më të egër. Edhe sot e kësaj dite jep efektin e vet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy