Ka punuar që 13 vjeç, Vikena Kamenica: Nuk futem në skenë me frena dore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ka punuar që 13 vjeç, Vikena Kamenica: Nuk futem në skenë me frena dore

Vikena Kamenica ka treguar se e ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare.

E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Vikena ka theksuar se ajo jep gjithmonë “shpirtin” kur del në skenë.

Sipas saj nëse një këngëtar nuk jep më të mirën nga vetja, dhe nuk e ndien atë që bën, atëherë nuk mund ta transmetojë atë te publiku.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Pranvera Borakaj: Në disa intervista je shprehur në raportin familjar po njohim njëri-tjetrin?

Vikena Kamenica: Dhe ajo ndodhi me pandeminë, Në rastin tim po. Për mua puna datoi shumë herët, 13 vjeç.

Pranvera Borakaj: Ndihesh e ezauruar?

Vikena Kamenica: Po Pranvera, skena të merr energji të jashtëzakonshme. Të paktën ashtu siç e jap unë, unë nuk futem me rezerva, jam e gjitha në skenë, nuk di të bëj sikurin në skenë, e përjetoj, dalja ime është gjithçka.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Kështu ka qenë që fëmijë?

Vikena Kamenica: Po kështu ka qenë, kjo është arsyeja pse nuk u shkëputa kurrë. I tha Aleksandër Lalos kam një vajzë, më dëgjoi, dhe tha këndoka bukur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy