Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj ku do të mbahet dhe një super koncert.  Ky event që do të mbahet më 19 nëntor ora 19:00 është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital në Tiranë për këngëtaren Arilena Ara. Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj I cili ka zbuluar dhe të ftuarit specialë që do të performojnë në Tiranë në një skenografi futuristike dhe avangardë.

 

“Pop Art Festival – me princeshën e Popit Arilena Ara,   live në “Sheshin Skënderbej”, ku dhe do të promovojë albumin e saj muzikor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Super eventi me Gjon’s Tears, Noizy, Ëendy dhe CryJaxx”, shkruan Veliaj.

 

Vitet e fundit, falë mbështetjes nga Bashkia, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore dhe artistike, ku shumë artistë të njohur me famë botërore kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për koncerte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";