Qershori i dytë i bekuar i Jonida Vokshit, moderatorja e njohur bëhet mama e një djali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qershori i dytë i bekuar i Jonida Vokshit, moderatorja e njohur bëhet mama e një djali

Qershori i 2020-s i solli Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit, dhuratën më të bukur që kishin ëndërruar ndonjëherë, Emin, e cila u ndryshoi plotësisht jetën dy prindërve të rinj. Që nga ai moment e deri më sot e gjithë jeta e tyre rrotullohet rreth saj, por sot, muaji i gjashtë i vitit u solli dashurinë e dytë: IAN.

 

Moderatorja e njohur është bërë sërish mama dhe nga përshkrimi i babi Besnikut, Jonida nuk është thjesht top, por tip top. Me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet dora e bebushit, ai ka bërë me dije se familjes i është bashkuar tanimë pjesëtari i ri, i cili ka lindur shëndoshë e mirë.

 

Advertisement

 

Living i uron jetë të gjatë vogëlushit dhe sa më shumë mbarësi mamit dhe babit në këtë sfidë të re prindërimi./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy