Mëngjesin e së enjtes, gjyshja e Rita Orës, Fatime Bajraktari, nga ana e nënës ka ndërruar jetë. Gjyshërit e Ritës nuk kanë qenë të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

Disa ora më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit dy foto me gjyshen e saj dhe i jep lamtumirën e fundit me një mesazh shumë prekës. Ajo e quan gjyshen një njeri shumë punëtor, joshësh dhe me shumë humor.

“E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë! Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe”, shkruan Rita Ora krahas postimit në “Instagram”.