Kaloi izolimin në një fshat të Londrës, ja shuma marramendëse që ka shpenzuar Rita Ora për qëndrimin në fermë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaloi izolimin në një fshat të Londrës, ja shuma marramendëse që ka shpenzuar Rita Ora për qëndrimin në fermë (FOTO)

Kur Britania e Madhe u izolua për shkak të pandemisë Covid-19, Rita Ora vendosi që karantinën ta kalonte në një fermë të marrë me qira në një fshat të Londrës.

Fillimisht ajo shkoi atje vetëm për të qëndruar vetëm disa ditë, për të qenë më e qetë në përgatitjen e projekteve të reja muzikore për albumin e tretë. Por kur situata u përkeqësua, Ora vendosi që të izolohej në një shtëpi ku kishte shumë natyrë.

E teksa të gjithë mund të thonë sa me fat që ka qëndruar në një ambient e rrethuar me hapësirë të madhe me gjelbërim, prit të kuptoni sa para ka shpenzuar gjatë kësaj periudhe.

Advertisement

Sipas “Daily Mail”, vetëm një natë në atë shtëpi kushton 465 euro. Duke bërë llogaritë, deri tani këngëtarja me famë botërore ka paguar 33 mijë euro.

Këngëtarja me origjinë shqiptare vijon të qëndrojë aty dhe është e sigurt që shuma të tjera para do harxhojë. Mësohet se Rita e ka prenotuar këtë shtëpi në fshatin Cotswolds deri më dhjetor të këtij viti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy