Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar lidhur me lajmin se është arrestuar sërish ditën e sotme në Prishtinë.

 

Ajo ka ndarë disa foto në Instastory, ku shihet në ambientet e një dyqanit teksa ka shkruar: “Te dyqani jam”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, më herët, avokati i këngëtares, Fanol Krasniqi, ka treguar se Morina thjesht është shoqëruar në stacion policor.

 

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, është shprehur ai për mediat kosovare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";