Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.

 

Përveç komenteve negative, ka pasur dhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje. Një ndër ta ishte dhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar një foto ku shfaqet këngëtarja Rita Ora e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj dhe është krenare që është shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";