Vrasjet e dy grave në Kosovë, Adelina Ismaili: Lejoni armëmbajtjen për femrat e rrezikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasjet e dy grave në Kosovë, Adelina Ismaili: Lejoni armëmbajtjen për femrat e rrezikuara

Kosova dhe mbarë opinioni publik shqiptar është tronditur gjatë ditëve të fundit pas vrasjes së dy grave në harkun kohor të pesë ditëve. Autorë të ngjarjes janë partnerët e tyre.

Të shumta ishin reagimet në rrjete sociale edhe nga personazhe të njohur publikë. Së fundmi ka reaguar dhe këngëtarja e Adelina Ismaili.

Ismaili, përmes një reagimi në rrjetet sociale bën thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.

Adelina kërkon armatosjen e grave dhe vajzave me qëllim vetëmbrojtjen.

Advertisement

“Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën!

Mbroni me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet!

Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më”,- është shprehur ajo në një postim në rrjetet sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy