
Ylber Sefa është shpallur fituesi i etapës së parë të rrethit 79-të çiklistik të Shqipërisë.
Sefa ka përshkuar Tiranë-Korçë, 161.1km në 3 orë, 54 minuta dhe 05 sekonda.
Advertisement
Vendin e dytë e ka zënë çiklisti rumun Cristian Raileanu.
Raileanu është shprehur i lumtur që ka mundur të jetë i dyti në këtë garë pjesë e së cilës u bë vetëm pak momente pasi zbriti nga avioni.
Advertisement
“Gara ishte shumë e mirë, është hera ime e tretë në Shqipëri, është një vend i bukur dhe për etapë të parë jam i lumtur me pozicionin e dytë, ishte e vështirë, shumë nxehtë.” tha çiklisti nga Rumania.
Advertisement