
Arbër Hoxha është padiskutim në formën më të mirë të tij dhe në momentin më të mirë të karrierës si me kombëtaren ashtu edhe me klubin e tij Dinamo Zagreb.
Pasi trullosi mbrojtjen angleze një javë më parë, Hoxha ka shënuar një dopietë këtë të shtunë në kampionatin kroat, duke kontribuuar në fitoren 3-1 të Dinamos përballë Varazhdinit.
Hoxha ishte autori i golit të dytë dhe të tretë për skaudrën e Dinamos. Ky është goli i tij i 5-të këtë sezon në Kroaci, duke u renditur me vetëm 1 gol më pak nga kryesuesit e tabelës.
Me këtë rezultat Me këtë rezultat Dinamo pozicionohet në vendin e dytë të tabelës me vetëm një pikë larg Hajdukit të Split që kryeson kampionatin.
Advertisement