
Ylber Ramadani është padiskutim një nga asetet më të mëdha të kombëtares shqiptare, dhe jo vetëm.
Gladiatori kuqezi është lojtari më luftarak për skuadrën e Leçes, por edhe futbollisti që ka bërë më shumë kilometra në Serie A.
Faqja e njohur “Transfermarkt” ka publikuar statistikat, ku shihet se Ylber Ramadani ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari i Leçes la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pesina, Kristante e Freuler.
Advertisement
Këto statistika të Ramadanit japin shpresë dhe besim se kombëtarja shqiptare nuk do të jetë vetëm për shëtitje në Gjermani.