
Pak minuta para përballjes Shqipëri-Kroaci, gazetarja Sonila Meço ka bërë një postim epik.
Ajo ka ndarë një foto të motrës së saj me bashkëshortij gjerman, i cili është i veshur kuq e zi dhe bën tifo për Shqipërinë. “Edhe në Gjermani dhëndurët i kemi nga fshati i nuses”, shkruan me humor Sonila Meço.
“Familjet e përziera, me nuse a dhëndurë me kombësi të ndryshme janë dëshmuar të suksesshme në këtë epokë.
Ja p.sh kjo zonjë shqiptare (Rezi) dhe i shoqi gjerman (Jens) merren vesh kaq mirë në një ditë si kjo kur në orën 15:00 luan Shqipëria dhe në orën 18:00 Gjermania për Europianin.
Secili bën tifozllëk për skuadrën e vet, në paqe, harmoni e liri të plotë zgjedhjeje:
Rezi për Shqipërinë e Jensi për skuadrën e gruas
Edhe në Gjermani dhëndurët i kemi nga fshati i nuses
Forcaaaaa sot çunat e Kombëtares, të gëzojmë edhe dhëndurët e nuset e huaja”, shkruan opinionistja e Ferma VIP./vizionplus.tv
View this post on InstagramA post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)