
Turqia arriti të merrte tri pikët e para në këtë Europian, përballë debutuesve gjeorgjianë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit me Muldur, në minutën e 25-të.
Megjithatë gjeorgjianët nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit me Mikautadze në minutën e 32-të.
Për fitoren do të mendonte talenti i Real Madrid, Arda Guler, i cili realizoi një supergol në minutën e 65-të.
Advertisement
Goli i fundit u shënua nga Akturogolu në minutat e fundit të shtesës.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin F, në krye të të cilit aktualisht qëndron Turqia. Më vonë në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja mes Portugalisë dhe Çekisë. /vizionplus.tv