E bujshme/ Mesfushori i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit për t’u rikthyer në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E bujshme/ Mesfushori i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit për t’u rikthyer në Angli

Ilkay Gundogan ka kërkuar largimin e tij nga Barcelona.

Një vendim surprizë ky nga ana e mesfushorit gjerman, i cili duket se nuk ka pranuar që të jetë në stol me skuadrën katalanase.

Mediat në Spanjë raportojnë se Gundogan e di që nuk do të jetë titullar me Barcelonën, kjo edhe pas blerjeve të reja dhe i ka kërkuar Hansi Flick largimin.

Menjëherë kontaktet me të i ka nisur ish-klubi i tij, Manchester City. Gjermani ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e preferuar të Guardiolës dhe duket se spanjolli është i gatshëm ta mirëpresë krahëhapur ish-kapitenin e “Qytetarëve”.

Advertisement

Përveç Manchester Cityt, interes për Gundogan kanë shfaqur dhe klube nga Katari dhe Arabia Saudite, por gjermani kërkon të rikthehet vetëm te City.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy