EURO 2024: Humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e sulmuesit Varga-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EURO 2024: Humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e sulmuesit Varga-s

Futbollisti hungarez Barnabas Varga u nxorr me barelë gjatë ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të ‘Euro 2024’. Sulmuesi hungarez qëndroi në tokë për disa minuta, pas kontaktit të rëndë me Angus Gunn.

Për fat të mirë, Barnabas Varga ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Portieri skocez goditi Vargën gjatë një dalje ajrore nga një goditje dënimi nga Dominik Szoboszlai (68’). Varga u zëvendësua disa çaste më vonë, i mbuluar nga një çarçaf teksa doli nga fusha./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy