EURO 2024/ Përpara ndeshjes Poloni- Holandë, Policia gjermane qëllon një burrë me sëpatë në Hamburg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia gjermane ka qëlluar një burrë me sëpatë në Hamburg përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën në Euro 2024.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Reeperbahn – një lagje e njohur argëtuese në qendër të qytetit të Hamburgut përpara përplasjes së Polonisë me Holandën.

Sipas autoriteteve lokale, burri thuhet se ka kërcënuar oficerët e policisë me një “kazmë dhe një mjet ndezës” përpara se të qëllohej.

Policia e Hamburgut tha në X: “Në #StPauli aktualisht është një operacion i madh policor.

Advertisement

“Sipas konstatimeve fillestare, një person ka kërcënuar punonjësit e policisë me sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy