
Ish-ylli i Real Madridit, Chelseas dhe disa skuadrave të tjera, Geremi Nijap po kalon një periudhë të vështirë sa i përket jetës private. Kamerunasi i cili njihet edhe si “Shigjeta helmuese”, u martua me Takam Fotso, vajzën e miliarderit,Victor Fotso, i cili ndërroi jetë në vitin 2020.
Martesa e cila në dukje ishte shumë e bukur, në të vërtetë nuk nishte e tillë.
Lajmi se futbollist ka bërë kërkesën për divorc, i troditi të gjithë, por ajo që i la pa fjalë ishin arsyet se pse kërkohej ky divorc.
Ish-futbolisti ka treguar se me këmbënguljen e tij ka bërë një test ADN dhe ka konfirmuar se fëmijët i përkisnin ish-partnerit të gruas së tij më të cilin ajo kishte pasur një vjzë dhe si duket ka vazhduar lidhjen me të.
Edhe pse ai i rriti fëmijët si baba i tyre, i ka lejuar tanimë ata të takojnë babanë e tyre ligjor dhe biologjik.
Por vazhdimi i historisë është akoma më tronditëse.
Ai thotë se pas një periudhe të lumtur situata është shndërruar pasi gruaja nuk e ka lejuar të flinin bashkë, ndërsa ai ishte ndjerë e detyruar të flinte në dhomat e tjera, derisa u largua nga shtëpia.
Ekziston edhe një arsye e tretë, ku shprehet se gruaja e ka poshtëruar, përbuzur dhe ofenduar, deri në atë pikë sa publikuar e ka quajtur “mashtrues i klasit të ulë”.