Harry Kane e ka vendosur një rekord të ri, i cili i përfshin futbollistët anglezë, në histori të Ligës së Kampionëve.

Me golin e shënuar nga penalltia kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në “Allianz Arena”, sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 11 golave që ishte pjesëmarrës në sezonin 2023/24 të Championsit, përfshirë këtu 8 gola dhe 3 asistime, njofton “OptaPaolo”.

Me këtë rast, ai e regjistroi një rekord për një lojtar britanik brenda një sezoni në historinë e këtij turneu prestigjioz, duke i kaluar David Beckhamin dhe Steven Gerrardin.

Shpresa e ish-futbollistit të Tottenhamit është që t’i përmirësojë edhe më shumë këto statistika në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet mesjavën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, Kane synon ta fitojë këtë trofe për ta ndërprerë “historinë e zezë” të karrierës së tij pa fituar ende trofe me klube.

Bayerni dhe Reali barazuan mbrëmë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani.

Leroy Sane dhe Harry Kane shënuan për vendësit, kurse Vinicius Junior i realizoi dy gola për mysafirët.

Gjithçka rreth finalistit do të vendoset javën tjetër në ndeshjen e kthimit, në një tjetër përballje gjigantësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";