Përfundon me një fund të lumtur për Bajernin, telenovela e gjatë e merkatos së verës që mbante emrin Harry Kane.
Kapiteni i Totteham pranoi transferimin tek gjigandet e Gjermanisë të cilët më heret kishin gjetur marrëveshjen me Spursat, për të derdhur në arkat e klubit anglez plot 110 milione euro.
Shifer e madhe për një sulmues I cili vitin e ardhshëm mund të largohej me parameter zero duke qënë se I përfundonte kontrata me Tottenham.
Mediat britanike bënë më dije se vetëm mënegjesin e kësaj të premteje harry kane ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Mynih ku do të firmosë një kontratë 4-vjecare për një 25 milione euro fitim në sezon .
Ai mund të jetë gati për të luajtur menjehere në superkupën e Gjermanisë këtë fundjave kundër Laipcig.
Kane është tashmë një legjende për Tottenham pasi ai është golashënuesi më I mirë i histories se klubit me 280 gola në 435 paraqitje, por pa mundur të fitojë trofe, atë të cilën tek Bajern e ka një siguri absolute thuajse.