
Gjeorgjia ka bërë surprizën më të bukur të këtij Europiani deri tani, duke u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave.
Debutuesit morën një fitore 2-0 në ndeshjen ndaj portugalisë për të siguruar vendin e tretë në grup dhe kalimin në fazën e mëtejshme.
Goli i parë për gjeorgjianët u shënua nga Kvaratskhelia dhe i dyti nga Mikautadze me penallti.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit Turqia ka fituar 2-1 ndaj Çekisë.
Advertisement
Me këtë rezultat çekët mbeten jashtë Europianit, teksa Turqia del e dyta në grupin F pas Portugalisë. /vizionplus.tv