minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kënduan me thirrje raciste, Federata franceze “denoncon” në FIFA lojtarët argjentinas - Struga.info


Kënduan me thirrje raciste, Federata franceze “denoncon” në FIFA lojtarët argjentinas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kënduan me thirrje raciste, Federata franceze “denoncon” në FIFA lojtarët argjentinas

Federata Franceze e Futbollit (FFF) do t’i bëjë thirrje FIFA-s pas publikimit të një videoje që qarkullon në mediat sociale, në të cilën lojtarët e Argjentinës dëgjohen duke kënduar një këngë raciste për futbollistët e ekipit francez, njoftoi agjencia franceze e lajmeve duke cituar një burim “të afërt”.

“FFF do të kontaktojë federatën e Argjentinës dhe FIFA-n”, tha burimi.

Argjentina po feston fitoren e saj në finalen e Kupës së Amerikës dhe, që nga e hëna pasdite, një video ka qarkulluar në rrjetet sociale të disa lojtarëve të Argjentinës, përfshirë mesfushorin Enzo Fernandez, duke përdorur sharje racore që synojnë “trengjyrëshit”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy