Festë e jashtëzakonshme e Real Madrid pas rikthimit në Spanjë, dedikuar titullit të 15 kontinental. Uefa Champions League është tashmë një kompeticion që flet gjthmonë e më shumë me emrin e Los Blankos, të cilët e kanë fituar këtë kupë 6 herë në 10 vitet e fundit. E megjithatë ambienti madrilen vazhdon ta shijojë në të njëjtën mënyrë triumfin.

Dhjetëra e mijëra tifozë zbritën në rrugët e Madridit për paradën e heronjve me autobusin e hapur e më pas në sheshin qendror të kryeqytetit për të përshëndetur heronjtë e Uemblit, të cilët mundën Dortmundin 2 me 0. Muzika, flamujt dhe ngjyrat e klubit los blankos dominuan për orë të tëra organizimin festiv të suksesit të radhës së Real në Championes League.

Mirëpo pjesa më e bukur e atmosferës ishte ajo e organizuar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, e përgatitur çdo gjë në detaje nga klubi Merenges.  Ra në sy përfshirja tej mase e Karlo Ancelotit në këngët dhe  kërcimet me lojtarët madrilènë, duke zhveshur në një farë mënyre kostumin e trajnerit.

Një pjesë e festes iu dedikua Toni Kros, mjeshtrit të mesfushës, i cili kishte lajmëruar më herët largimin nga Reali dhe futbolli i luajtur në përfundim të këtij sezoni. 34-vjeçari e mbylli me titujt në La Liga dhe Champions, e shpreson që të jetë kështu edhe me kombëtaren gjermane. Kros lajmëroi se numrin 8 që ai mbante tek Reali do ta ketë tani e tutje Federico Valverde. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";