Sonte në Tring/ Lazio sfidon kampionët në fuqi të Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lazio pret në stadiumin ”Olimpiko” Bayern Mynich sonte ne mbremje ne 21:00 ne nje sfide qe i takon 1/8 te Champions League.

Dy skuadrat  nuk janë përballur ndonjë herë me njëra tjetrën edhe pse këtë mbrëmje nuk mund të shfaqin maksimumin e tyre për shkak të mungesave  të shumta në radhët e të dyja klubeve. Infermieria e gjermanëve është e mbushur plot.

Situata e koronavirusit  i ka shqetësuar jo pak drejtuesit e kampionëve në fuqi të cilët duhet të bëjnë pa disa lojtarë të rëndësishëm . Kështu Tomas Myler  dhe Pavard kanë rezltuar pozitiv me Covid-19 ndërsa  Tolisso,  Knabri dhe Costa  janë të dëmtuar. N

ga ana tjetër, Thomas Strakosha vijon të vuaj dëmtimin në gju dhe është në dyshim nëse do të jetë apo jo në dispozicion të teknikut Inzaghi ndërsa dy  mungesat e sigurta janë Radu dhe Luis Felipe të lënduar.

Advertisement

Sfida do të gjykohet nga gjyqtari izraelit Grinfild dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tring në orën 21:00.

Ndërkohë nesër  dy duelet e tjera të mbrëmjes janë Atalanta – Real Madrid dhe Myshengladbah- Manchester City.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy