Toni Kroos lë futbollin, vendimi surprizë i mesfushorit të Realit: tërhiqem pas Ruro 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Toni Kroos lë futbollin, vendimi surprizë i mesfushorit të Realit: tërhiqem pas Ruro 2024

Kampionati Europian do të jetë aktiviteti i fundit në të cilin do të marrë pjesë Toni Kros, si futbollist aktiv. Ylli gjerman i Realit të Madridit bëri publik vendimin surprizë për t’i varur këpucët në gozhdë, pas Euro 2024.

“Karriera ime si futbollist do të përfundojë këtë verë pas Kampionatit Evropian. Siç e kam thënë gjithmonë: Real Madridi do të jetë klubi im i fundit”, shkroi në instagram futbollisti gjerman, i cili i ka kaluar dhjetë sezonet e fundit me “Los Blancos”.

Në datën 1 qershor mesfushori i njohur do të kërkojë të fitojë Champions League, pasi Reali do të përballet në finale me Borusia Dortmund. Pastaj synimi i madh është titulli kampion Europe me Gjermaninë, kombëtare në të cilën ai u rikthye pak muaj më parë, pasi ishte tërhequr në  Europianin e fundit.

34 vjeçari në karrierën e tij ka luajtur edhe për Bayernin e Mynihit dhe Bajer Leverkusen. /vizionplus.tv

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy