Asnjë skuadër tjetër përveç Bayern Munchen-it. Manuel Neuer i është bashkuar gjigantëve bavarezë 9 vite më parë, kur ishte vetëm 25 vjeç. Që atëherë, ai nuk ka mbajtur më veshur fanellë tjetër.

Duket se gardiani gjerman do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite.

Neuer ka gjetur akordin me drejtuesit për të firmosur një rinovim të kontratës dhe tani palët do të vazhdojnë bashkë të paktën deri në verën e 2023-shit, kur Neuer të jetë 37 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ndërsa me këtë rinovim marrin fund njëherë e mirë zërat që flisnin për një largim të mundshëm të Neuer në këtë merkato verore.