A do ta zëvendësojë Nojerin te Bayern? Ter Shtegen e sqaron njëherë e mirë të ardhmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do ta zëvendësojë Nojerin te Bayern? Ter Shtegen e sqaron njëherë e mirë të ardhmen

A do ta zëvendësojë Nojerin te Bayern? Ter Shtegen e sqaron njëherë e mirë të ardhmen

Portieri i Barcelonës Mark-Andre Ter Shtegen ka sqaruar zërat se ai do të transferohet te Bayern Munchen në merkaton verore.

Blaugranat po përgatiten për rinisjen e kampionatit, ndërkohë që gardiani është në diskutime për rinovimin e kontratës.

“Nuk ka asnjë shans që unë të largohem nga Barcelona gjatë verës. Agjenti im dhe klubi kanë diskutuar për kontratën time, por koronavirusi ndërpreu gjithçka dhe nuk kishte një moment që ne mund të diskutonim për rinovimin e kontratës time. Teksa shumë njerëz janë të shqetësuar për shëndetin e tyre gjatë kësaj kohe, vendosëm që të shtynim bisedimet për rinovimin e kontratës. Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu”, deklaroi Ter Shtegen.

Advertisement

Gjatë muajve të fundit, mediat spanjolle raportuan se Ter Shtegen dhe Barcelona kishin hasur në kontradikta për rinovimin e kontratës së lojtarit, pasi ai kërkonte të paguhej 12 milionë euro. Madje, Ter Shtegen u përfol se do të kalonte te Bajerni i Mynihut për të zëvendësuar bashkëkombasin Manuel Nojer, por tashmë është e qartë se ai do të vazhdojë të luajë të paktën dhe për sezonin e ardhshëm me Barcelonën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy