Bayern Munchen nuk e llogarit Union Berlin-in, fiton në transfertë 0-2

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bayern Munchen nuk e llogarit Union Berlin-in, fiton në transfertë 0-2

Bayern Munchen nuk e llogarit Union Berlin-in, fiton në transfertë 0-2

Bayern Munchen pas ndërprerjes dy mujore të Budesliga-s, u rikthye me fitore duke mposhtur me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Union Berlin-it.

Skuadra e drejtuar nga Hans Flick e nisi mjaft mirë takimin dhe arriti të kalojë në avantazh me anë të Thomas Muller në minutën e 19′, por ndërhyrja e VAR-it zhvlerësoi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Megjithatë bavarezët do ta mbyllnin pjesën e parë në avantazh, pasi golshënuesi i skuadrës nga Mynihu, Robert Lewandowski u tregua i saktë në ekzekutimin e një 11-metërshi në minutën e 40-ë, duke dërguar topin në rrjetë.

Advertisement

Union Berlin provoi të reagojë, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht kuadratin e Neuer, ndërsa në minutën e 80′ ishte mbrojtësi francez Benjamin Pavard që shënoi për herë të dytë në portën e vendasve dhe vulosi fitoren e bavarezëve.

Me fitoren e arritur, Bayern Munchen, shkon në kuotën e 58 pikëve, 4 më tepër e sa Borussia Dortmund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy