Një banderolë në mbështetje të mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj është shpalosur në Shkodër.
“Me shpirtin e garës arritëm dy herë në Evropian”, shkruhet në banderolën ku është e stampuar edhe fotoja e Hysajt.
Hysaj u përball me kritika të shumta në rrjet, pas humbjes përballë Italisë më 14 qershor.
Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barella, ndërsa Hysaj duket që shmang topin dhe largon kokën.
Advertisement
Gjithashtu në banderolë shkruhet: Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë.
Kujtojmë që në sfidën me Italinë, goli i parë u shënua nga Nedim Bajrami në sekondën e 23-të. Ky gol hyri në hisorinë e Kampionatit Evropian pasi është goli më i shpejtë i shënuar në një Kampionat./vizionplus.tv
Advertisement