Kylian Mbappe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, sipas një raportimi të gazetës sportive spanjolle “Marca”.

Kylian Mbappe informoi pronarët e Paris Saint-Germain javën e kaluar se ai synon të largohet nga klubi kryeqytetas në fund të sezonit dhe thuhet se tashmë ka nënshkruar për Real Madridin.

Sulmuesi 25-vjeçar dhe kapiteni i kombëtares franceze, i cili iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2017 nga Monaco, sipas raportimit të “Marca”, do të prezantohet zyrtarisht nga Reali më 1 korrik, në një ngjarje spektakolare në “Santiago Bernabeu”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";