minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Messi dhimbje dhe rekorde, “pleshti” dëmtohet, por fiton “Copa America”, lojtari më fitues në histori - Struga.info


Messi dhimbje dhe rekorde, “pleshti” dëmtohet, por fiton “Copa America”, lojtari më fitues në histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Messi dhimbje dhe rekorde, “pleshti” dëmtohet, por fiton “Copa America”, lojtari më fitues në histori

Nga lotët e dhimbjes dhe frikës, te lotët e gëzimit dhe të rekordeve. Leo Messi luajti vetëm 66 nga 120 minutat e finales së kupës së Amerikës kundër Kolumbisë fituar nga kombëtarja e tij 1 me 0 përmes një goli të Lautaro Martinez në shtesa.

Dëmtimi i pësuar në pjesën e parë dhe i agravuar në fillim të pjesës së dytë, bëri që pleshti të lërë fushën e lojës me dhimbje, e jo vetëm kaq…

Në stol ai u fokusua duke qarë, lot dhimbjeje për dëmtimin por edhe për faktin që nuk mund të ndihmonte dot ekipin  në finalen e radhës.

Pamjet treguar një ënjtje te madhe, të frikshme të këmbës së djathtë të Messit, dëmtim që mbetet të vlerësohet në orët në vijim.

Gjithë këtë mërzitje e sfumoi jo pak triumfi i dytë radhazi i Argjentinës në kupën e Amerikës, ndërsa ylli i futbollit botëror iu gëzua një rekordi të jashtëzakonshëm.

Me 45 trofe të fituar në karrierë, Leo Messi kaloi Dani Alvesh dhe u bë lojtari që ka fituar më shumë në historinë e futbollit.

Por nëse Dim Aria konfirmoi tërheqjen nga kombëtarja, nuk dihet nëse ky do të jetë apo jo turneu i fundit ndërkombëtar për Leo Messin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy