Sot u rikthye kampionati më i dashur për shqiptarët Serie A. Të parët që zbritën në fushë ishin kampionët e Milanit të cilët u përballën me Salernitanën . Kuqezinjtë e nisën me këmbë të mbarë duke fituar me rezultatin 2 me 1.

 

Milani kaloi në avantazh që në minutën e 10 me anë të Leaos. Pak minuta më vonë, kuqezinjtë dyfishuan me anë të Tonalit. Pavarësisht rasteve pafund për shënim, miqtë u befasuan pak çaste para fundit të takimit, kur Bonazzoli shkurtoi diferencën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Milanit i mjaftoi ky sukses për ta nisur mbarë vitin dhepër tu ngjitur në kuotën e 36 pikëve, përkohësisht -5 në raport  më Napolin që luan sot në mbrëmje kundër Interit, në supersfidën e kampionatit.