Napoli, fitore mes polemikash/ Lazio mposhtet në shtëpi, Milan triumfon në derbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli, fitore mes polemikash/ Lazio mposhtet në shtëpi, Milan triumfon në derbi

Lazio u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 1 me 2 në javën e pestë të seria A. Një ndeshje që hapi shumë polemika ,mes trajnerit Maurizio Sarri dhe arbitrave. Ky i fundit i revoltuar për golat e Napolit, ngriti akuza pas sfidës, duke theksuar se arbitrat në Itali ose janë të paaftë ose diçka tjetër,që la të nënkuptohej për shitje të ndeshjes ose ndonjë marrëveshje.

 

Djemtë e Sarrit ishin ata që zhbllokuan rezultatin në minutën e 4 me anë të Zaccagnit. Napolitanët u munduan disa herë të shënonin por u mungoi fati.Në të 38 minutë ishte momenti që Kim Min-Jea t’i kundërpërgjigjej kundërshtarëve, duke barazuar me një gol që hapi polemika. Në fraksionin e dytë ishte sërisht Napoli qe kaloi në avantazh duke vulosur dhe fitoren me anë të Kvaratskhelia. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj u aktivizua vetëm 7 minuta nga fundi i ndeshjes.

 

Advertisement

Ndërkohë Derbi në “San Siro” përfundoi me fitoren e Milanit 3 me 2. Ndeshja dhuroi shume gola dhe emocione .Ishtë Leao me dygolëshin e tij dhe Zhiru, të cilët i dhanë fitoren Milanit,ndërsa Brozoviç dhe Dzeko shënuan për INTERIN. Kjo ndeshje vendosi në vendin e dytë Milanin nuk fitojnë diçka të tillë,ndërsa djemtë e Inzagit renditen në kuotën e 9 pikëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy