Sonte në Tring/ Milan përballë Shevchenkos, Sassuolo tenton surprizën edhe ndaj Napolit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte në Tring/ Milan përballë Shevchenkos, Sassuolo tenton surprizën edhe ndaj Napolit

Sonte në 20 e 45 vëmendja ne kampionatin italian do të jetë e përqendruar te dy ndeshje të tjera të forta.

 

Milan udhëton në Xhenova për të larguar krizën e dy humbjeve të fundit radhazi që e kanë distancuar nga Napoli.

 

Advertisement

Kuqezinjtë gjejnë përballë Shevcenkon, si trajner i Xhenovës, një emër që ka bërë histori tek kuqezinjtë si lojtar. Shumë problem për trajnerin Pioli që duhet të bëjë pa Rebic e Zhiru në sulm dhe Kalabrian në krahun e djathtë.

 

Diaz dhe Leao jo në formën e tyre më të mirë, ndërsa lajmi i vetëm i mirë është kthimi i Tomorit në qendër të mbrojtjes. Napoli, që kryeson i vetëm kampionatin, udhëton në fushën e vështirë të Sasuolos, ekip që mundi Milanin pak ditë më parë në “San Siro”.

 

Advertisement

Entuziazmi i fitores 4 me 0 ndaj Lacio duhet të shkojë përtej mungesave me peshë të Osimhen dhe Angisas tek skuadra e Spaletit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy