Sonte në Tring/ Spikat Liverpool-Atl.Madrid, Milan luan shansin e fundit, në fushë edhe Inter, Real e PSG

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte në Tring/ Spikat Liverpool-Atl.Madrid, Milan luan shansin e fundit, në fushë edhe Inter, Real e PSG

Edhe kjo e merkure rezervon të tjera takime interesante në Champions League.

 

Duel i bukur është ai mes Liverpoolit dhe Atletiko Madridit.

 

Advertisement

Të kuqtë e Klopp  kanë 3 fitore në po kaq ndeshje dhe një ndalese e tyre mund ti hapi dhe një herë llogaritë në grup.

 

Nga ana tjetër Milani luan ndeshjen e shpresës përballë Portos për të ëndërruar akoma për një kualifikim. Skuadra e Piolit nuk ka regjistruar akoma pikën e parë në këtë kompeticion për këtë arsye shanset janë thuajse minimale.

 

Advertisement

Në grupin D, Interi udhëton në Moldavi me synimin e vetëm për të mundur surprizën e këtij sezoni Sherif Tiraspolin.Një fitore e mundshmë e zikaltërve do të parakalonte moldavet dhe lufta do të ishte me kundërshtarin direkt në grup Real Madrid. Spanjollet kanë një duel të lehtë në letër ndaj Shaktar Donjeck megjithatë kur bëhet fjalë për një ndeshje Championsi, gjithcka mund te ndodhe.

 

Në grupin A , lufta për tu kualifikuar është akoma e hapur. Sheikët e PSG do të tentojnë të ruajne vendin e parë kur përballë kanë Lajpzig , skuadër që akoma nuk ka marrë pikën e parë në këtë kompeticion . Ndërsa Manchester City luan ndeshjen direkte përballë Club Bruzh që kërkon të suprizojë dhe të luaj për vendin e dytë në grup.

 

Advertisement

Ndërkohë në grupin C , Dortmund përballet me Ajaksin për vendin e parë ndërsa Sportingu pret Beshiktashin në shtëpi.

 

6 ndeshjet me te bukura te mbremjes ne oren 18:45 dhe 21:00 do te transmetohen vetem ne Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy