minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ronaldo nis pushimet pas zhgënjimit në Euro 2024, Georgina rrëmben vëmendjen me vrapin në plazh - Struga.info


Ronaldo nis pushimet pas zhgënjimit në Euro 2024, Georgina rrëmben vëmendjen me vrapin në plazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ronaldo nis pushimet pas zhgënjimit në Euro 2024, Georgina rrëmben vëmendjen me vrapin në plazh

Georgina Rodriguez ka treguar në Instagram se ajo dhe parteri i saj, Cristiano Ronaldo kanë nisur pushimet.

Në një video në profilin e saj në Instagram, ylli i rrjeteve sociale ka treguar se po i shijojnë tepër këto ditë në bregdet ku nuk mungojnë edhe lojrat më fëmijët e tyre.

“Pushime familjare”, shkruan Georgina.

View this post on Instagram

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Kampionati Evropian i fundit i Ronaldos përfundoi me humbjen e Portugalisë në çerekfinale ndaj Francës, pasi nuk arriti të shënonte në pesë ndeshje për të bërë herën e parë në karrierën e tij në një turne të madh. Megjithatë, ai u ribashkua shpejt me familjen e tij.

Ende nuk është bërë asnjë njoftim publik nëse Ronaldo 39-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare , duke pasur ndikim të kufizuar në Euro 2024. Portugalia është sërish në aksion në fillim të shtatorit me ndeshjet e UEFA-s në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Skocisë. Në gusht, do të fillojë sezoni i dytë i plotë i Ronaldos në Pro Ligën Saudite me Al-Nassr – ky është viti i fundit në kontratën e tij aktuale, e cila skadon verën e ardhshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy