
Autori i golit të parë për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Kroacisë, Qazim Laçi, ka folur pas barazimit.
Ai tha se është i lumtur për golin, por më e rëndësishme është pika që morëm.
“Për mënyrën si shkoi ndeshja, e meritonim golin në fund dhe barazimin. Kemi bërë shumë mirë dhe luftuam shumë. Jam shumë i lumtur për golin. Më shumë rëndësi ka ajo pika. Mendoj se paraqitja e lojtarëve ndaj Spanjës, do jetë e nivelit më të lartë. Pse jo, të synojmë vendin e dytë ose të tretë”, deklaroi Laçi. /vizionplus.tv
Advertisement