minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Te Barcelona “të dashuruar” me Nico Williams, tifozët mbledhin para për të blerë sulmuesin spanjoll - Struga.info


Te Barcelona “të dashuruar” me Nico Williams, tifozët mbledhin para për të blerë sulmuesin spanjoll

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Te Barcelona “të dashuruar” me Nico Williams, tifozët mbledhin para për të blerë sulmuesin spanjoll

Tifozët e Barcelonës kanë filluar të paguajnë shuma simbolike parash në llogarinë zyrtare të klubit në TikTok, në mënyrë që të mbledhin fonde për blerjen e sulmuesit anësor të Athletic Bilbao, lojtarit spanjoll Nico Williams.

Interesimi i klubit katalanas për sulmuesin daton që para Kampionatit Europian dhe pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Gjermani, ku Williams ndihmoi “Furinë e Kuqe” për të fituar titullin e katërt të kampionit të Europës, ky interes u forcua më tej. Aq sa u përfshinë edhe fansat!

Williams shënoi dy gola në Europian dhe ajo që tërheq veçanërisht tifozët e Barçës është partneriteti i tij i shkëlqyer me Lamin Jamal, krahu i kundërt, lojtari që u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy