
I qeshur dhe duke u tallur me veten. Kyliane Mbappé foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Francë-Belgjikë, e vlefshme për 1/16 e Euro 2024.
Ishte e pashmangshme të fliste për dëmtimin e tij në hundë kundër Austrisë, ku sulmuesi madrilen theu hundën.
“Nuk e mendoja shumë në atë kohë. Nuk ndjeva sikur më ishte thyer hunda. Kur pashë shprehjen në fytyrën e portierit të tyre që e kuptova që diçka nuk shkonte e pashë veten në pasqyrë dhe mendoj se ishte një ide e keqe”, tha Mbappe.
“Kur luan me hundë të thyer dhe nuk operohesh, bëhesh objektiv. E dija se në çfarë po futesha. Nuk është një situatë e re, unë mund të përballoj goditjet, jam gati të jap gjithçka për këtë fanellë. Të luash me maskë është një tmerr absolut. Kam ndërruar maska sepse çdo herë diçka shkonte keq. Është e ndërlikuar sepse kufizon shikimin. Kisha përshtypjen se isha në 3D, se nuk po luaja atje me ta”, tha futbollisti. /vizionplus.tv